Vaj në rrugë, në aksin Pogradec-Qafë Thanë aksidentohet kamioni

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.

Mësohet se në fshatin Piskupat, shoferi i një kamioni ka humbur drejtimin e mjetit me të cilin po lëvizte dhe është përplasur me anësoret e rrugës.

Shoferi ka mbetur i plagosur lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa lëvizja e automjeteve në këtë aks është bllokuar prej më shumë se 15 minutash. Kur është marrë në pyetje, shoferi i kamionit ka deklaruar se e ka humbur kontrollin pa e kuptuar dhe thotë se kjo mund të jetë për shkak të vajit që hidhet vazhdimisht në këtë aks.

Mediat ne Shqiperi kane denoncuar në mënyrë të vazhdueshme këtë problematikë, pasi rastet e aksidenteve për shkak të vajit janë të shumta dhe sa vijnë e shtohen. Kanë qenë vetë qytetarët ata që kanë treguar se në këtë aks rrugor, janë vetë serviset e makinave dhe bizneset e karrotrecave që hedhin vaj.