Uzairi: LR-PDSH lindi si shpresë, përfunduam si dëshpërim!

Anëtari i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj partisë amë të udhëhequr nga Ziadin Sela.

Ai ka shkruar se “Aleanca ka lindur si shpresë dhe që është zotuar të funksionojë ndryshe”, duke shkuar dhe një hap më tej partinë e tij e ka quajtur LR-PDSH e jo ASH!

Përndryshe Gadaf Uzairi është jurist i diplomuar i cili ishte në garë që të zgjidhet kryetar i degës qendër në Tetovë.