Ushtrimet e tendosjes së muskujve të qafës (FOTO)


Me këto ushtrime do ta tendosni shtyllën kurrizore dhe qafën, supet dhe kafazin e kraharorit, trupin, këmbët. Në këtë mënyrë do të lehtësoni kokëdhimbjen dhe do ta shtoni koncentrimin.

Tendosja e muskujve të qafës

Qëndroni drejt në skajin e përparmë të karriges, me shputa paralele dhe muskulaturë aktive në pjesën e barkut dhe në pjesën e poshtme të shpinës.

Kështu, duke mbajtur qëndrim të drejtë të trupit, vendosni të dy duart pas koke, shuplakën në shuplakë, pastaj kokën ngadalë tërhiqeni nga poshtë, transmeton Telegrafi.

Zakonisht mjafton vetëm pesha e duarve pa tërheqje të fortë që të tendoset mirë pjesa e pasme e qafës dhe shpina.

Pozitën mbajeni nga tre deri në pesë frymëmarrje dhe frymënxjerrje.

Kthejeni kokën në pozitën fillestare dhe pastaj, duke mbajtur drejt trupin, vendoseni dorën e majtë pas veshit të djathtë (dorën tjetër kthejeni pranë trupit), pastaj kokën ngadalë kthejeni anash, në një kah me supin.

Përsëriteni ushtrimin tri deri në katër herë në të dyja anët dhe secilën herë mbajeni deri në dy-tre frymëmarrje dhe frymënxjerrje.