Ushtria ruse su*lmon shkollën psikoneurologjike në Kharkiv

Duke vazhduar su*lmin e saj ndaj Ukrainës, ushtria ruse goditi një shkollë psikoneurologjike me konvikt në rajonin Oskilska në Kharkiv. Guvernatori i Kharkivit, Oleh Synyehubov, në një deklaratë në llogarinë e tij në Telegram tha se 330 persona ndodheshin në shkollë në momentin e su*lmit.

Synyehubov deklaroi se 50 nga nxënësit e shkollës kishin vështirësi në ecje dhe dhjetë ishin nxënës me karroca.
Duke thënë se arritën të evakuojnë 73 persona në konviktin fqinj, Synyehubov tha se po përpiqen të konfirmojnë numrin e të pl*agosurve dhe të vdekurve./Anadolu Agency/