Ushtria kineze apo amerikane krijoi COVID-19 si bio-armë? Flasin ekspertët

Prej nisjes së epidemisë kanë qenë të shumta teoritë se COVID-19 është një sëmundje e krijuar nga njeriu, saktësisht nga Kina ose SHBA për qëllime destruktive, por provat shkencore e politike në të dyja vendet po hasin vështirësi për ta provuar.

Në rrethet konservatore të politikës së SHBA thuhet se virusi është krijuar nga laboratori biologjik kinez i nivelit 4 të sigurisë (BSL-4) në Vuhan, ku lindi dhe epidemia.Laboratori drejtohet nga Institutit Kinez i Virologjisë në Vuhan që studion sëmundjet infektive, patogjenët e gjallë dhe disa tipe koronavirusesh.

Senatori republikan Tom Cotton nga Arkansas postoi i pari këtë teori më 30 janar. “Ne nuk e dimë origjinën e këtij koronavirusi … por dimë që në Vuhan ndodhet superlaboratori i vetëm i nivelit 4 në Kinë, që punon me patogjenët më vrasës, madje edhe me koronaviruset”, shkruante ai.Shkencëtari amerikan Steve Mosher shkroi një editorial në New York më 22 shkurt me titull “Mos e hani rrëfimin kinez: Koronavirusi mund të ketë shpëtuar nga laboratori”. Influencuesi hebre Mosher, ka shkruar gjithahstu një libër me titull “Gangsteri i Azisë; Ëndërrat e Kinës kërcënojnë rendin botëror”.Por laboratoret e kategorisë BSL-4 kanë nivelin më të lartë të sigurisë pikërisht prej punës së tyre me agjentë kërcënues për jetën si Ebola, ethet Lassa e virusi Marburg. Ato janë të lajisur me sisteme ventilimi të kalibrit të lartë, mure të përforcuar dhe sisteme sigurie që i veçojnë nga bota e jashtme.

Në SHBA ka të paktën 4 laboratore të tipit BSL-4 në Atlanta, Maryland, Texas, Hamilton e Montana, të cilët studiojnë patogjenë të rrezikshëm.“Teoritë e konspiracionit për viruse të krijaur nga njeriu nuk janë diçka e re. E kemi parë këtë me HIV — kur u tha se e kishte prodhuar SHBA dhe e kishte lëshuar në Afrikë. Por këto janë gjëra të rrezikshme për t’u përhapur,” thotë Gerald Keusch, profesor mjekësie në Boston University.

Kina gjithashtu ka tentuar të kthjejë pllakën dhe ka thënë se virusi është prodhuar nga SHBA.

Kjo bëri që presidenti Donald Trump t’i shtpjë benzinë zjarrit duke e quajtur COVID-19 në deklaratat publike ‘virusi kinez.‘Kina po shpërndan informacione, që janë të gënjeshtërta, se ushtria jonë ka shpërndarë virusin, prandaj për të mos debatuar unë po e quaj virusin me emrin e vendit ku lindi”, tha Trump.Kërkimet mbi përbërien gjenetikle të virusit sugjerojnë se ARN e tij i ngjan viruseve që qarkullojnë qetësisht te lakuriqët e natës. Por sipas tyre nuk ka shumë gjasa që koronavirusi i tij të jetë krijuar si armë pasi sulmet biologjike vrasin në numra shumë më të mëdha dhe mund të transportohen në pikat e goditjes, në një kohë që virusi aktual është i papërmbajtshëm për nga përhapja./Top Channel/