Ushtria izraelite bombardoi shtëpinë e udhëheqësit të Hamasit

Ushtria izraelite thotë se ka bombarduar shtëpinë e liderit politik të grupit militant palestinez Hamas, Yahya Sinwar, në një valë sulmesh ajrore në Rripin e Gazës.

Sipas BBC, sulmet ajrore izraelite në Gaza kanë vrarë të paktën 26 persona herët të dielën, thanë zyrtarët atje.

Militantët qëlluan më shumë raketa në drejtim të Izraelit, duke bërë që njerëzit të largoheshin për strehim.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë thirrje se do të vazhdojë “t’iu përgjigjet me forcë”, sulmeve të raketave, ndërsa konflikti me palestinezët në Gaza hyn në ditën e shtatë.