Ushtria Amerikane prezanton kosovaren pilote Valdete Mehanja, tashmë pjesë e ‘Defender 2021’

Lindur në Kosovë, por nëntogerja Valdete Mehanja, tashmë ka vite që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe shërben si pilote helikopteri e ushtrisë amerikane.
Ajo kishte udhëtuar në SHBA si refugjate, e cila i kishte shpëtuar konfliktit në rajon, njofton Klan Kosova.

Mehanja tashmë është bërë pjesë e ‘Defender 2021’ programit më të rëndësishëm të stërvitjes së përbashkët ushtarake ndërkombëtare, udhëhequr nga SHBA e që e cila zhvillohet në Europë.
Ky rrugëtim i saj, tashmë është prezantuar në twitter për ndjekësit edhe nga faqja zyrtare US Army, (Ushtria Amerikane)

https://twitter.com/USArmy/status/1402068321130921992?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1402068321130921992%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fd-1377637689409926853.ampproject.net%2F2105210438003%2Fframe.html