Ushtari i UÇK-së nga Haraçina e Shkupit, Shaban Baftjari, nëpërmjet një letre të hapur kërkon takim 5 minutësh me Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, shkruan Fakte. Ai në letrën e tij ka shkruar se ka provuar të bjerë në kontakt me ish komandantin e tij, nëpërmjet shokëve të luftës, por askush nga ata nuk ia kanë hapur telefonin. Tani me probleme shëndetësore, Bafqari, kërkon ndihmë, për t’u takuar dhe për të kërkuar ndihmë nga Ahmeti. Kjo është letra e tij e plotë:
“Letër e hapur drejtuar Komandantit Ali Ahmeti
Është hera e parë që shkruaj një letër publike dhe sdij nëse e kam gabim ose jo,por është mënyra e vetme për të vendosur kontakt me komandantin Ali Ahmeti.
Të gjitha mënyrat e mundshmë i kam përdorur dhe skam arritur të kontaktoj,mundë që tju duket e çuditshme që më shum se 10 vite kërkoj një takim sy më sy me Ali Ahmetin,kam provuar përmes njerëzve të tij më të afërt,kohëve të fundit kam provuar të siguroj një takim përmes Hazbi Likës,Fatmir Deharit,Izet Mexhitit,përmes Beqir Hasanit dhe Brahim Ajvazit sepse un këta i njohë si shokë të 2001,por pse është kaq vështirë të bëhet një takim i thjeshtë si komandant i përgjithshëm i UÇK-së besoj mundë ti gjejë 5 min për tja dëgjuar hallet nji ushtari dhe një njeriu që asnjëher ska kërkuar asnjë shërbim ose privilegj..
Un Shaban Bafqari nga Haraçina kam qenë ushtarë e më pas edhe komandant dhe pas lufte kam vepruar me shoqatën Qendresa me shumë shokë jemi munduar të bëjmë punë të mira për popullin tonë.
Veprimtarin time edhe para lufte edhe pas lufte e njihni shumë mirë i nderuar Komandant,nuk dijë nëse kërkesa ime për një takim a ka arritur tek Ju,por po ju them se këtë e kam kërkuar nga shum bashkpuntorë tuaj më të afërt edhe nga Shefit Xhaferi(kom.Kravata) dhe asnjë nuk mu ka përgjigjur,i vetmi që e ka hapur tel ka qenë Nazim Bushi,të tjerët si duket janë shumë të zënë me punë të mdhoja..
Un asnjëher skam kërkuar asgje,atë pasuri që kemi pasur si familje e kemi vendosur në shërbim të popullit si shum familje shqiptare të karadakut.
Ç’doher kam qenë i drejtpërdrejt dhe i hapur,jam munduar të ndihmoj por asnjëher se kam menduar se dot vijë dita kur më stë ndëgjonë shëndeti dhe duhet tju kërkosh ndihmë shokëve të luftës për një takim me komandantin dhe asnjëher se kisha besuar se nuk janë në gjendje as tel ta hapin dhe të përgjigjen..
Kam edhe shumë gjëra për të thënë,të mira e të kqija,por përmes kësaj letre publike po i drejtohem Komandantit Ali Ahmeti për një takim 5 min që ti drejtohem si një ushtar.
E thash në fillim se mundë të kem gabuar por nuk më ka mbetur mënyrë tjetër për të arrit në kontakt dhe i kam provuar të gjitha mënyrat tjera..
Me respekt: Shaban Bafqari”- ka shkruar në letrën e tij drejtuar Ahmetit, Shaban Bafqari nga Haraçina.