Ushtari i Shqipërisë arriti në Prishtinë me “UÇK-në” në krahë

Sot është mbajtur ceremonia hapëse e ushtrimit ushtarak “Defender Europe 23”.

Kjo ceremoni u zhvillua në sheshin e kryeqytetit, derisa fjalimet mbajtën presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovernier.

Klan Kosova e ka përcjell nga afër ngjarjen, teksa ra në sy edhe një ushtar i Shqipërisë, i cili barte në uniformë edhe llogon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kosova po e organizon për herën e dytë ushtrimin “Defender Europe 23”.

Pjesëmarrës do të jenë ushtritë nga 25 vende.

Forca e Sigurisë do të jetë një nga kontribuesit kryesor me 1 mijë e 300 pjesëtarë të angazhuar.

Fotografia e realizuar nga gazetari Haris Ademi. /Klankosova.tv