Video ku ushtarët rusë vrasin në mes të rrugës babanë e një vogëlushi ukrainas po bën xhiron e rrjetit. Pamjet janë rrëqethëse, me të birin që i lutet babit të mos vdesë.“Babi të lutem mos vdis”, thotë vogëlushi me të qara, babai i të cilit u vra nga ushtria ruse.E gjithë ngjarja tragjike ndodhi në mes të rrugës, pasi viktima po lëvizte me makinë me të birin, kur një autokolonë ruse i bëri sinjal të ndalonte, shkruan Daily Mail.
“Dil dhe shtrihu”, ulëriti një zë! “Dëgjon? Dil direkt jashtë!”, i thonë ushtarët rusë burrit ukrainas.
Ai doli dhe ushtarët rusë e qëlluan për vdekje, ndërsa i biri ishte ulur në sendiljen e pasme të makinës, nga ku regjistroi videon me të qara me dënesë për të atin që po vdiste para syve.