Ushtarët në Maqedoni nën kushte të vështira! (Foto)

Kushtet e ushtarëve në ushtrinë e Maqedonisë, janë të rënda. Përpos ndarjes nacionale e cila hetohet nga ushtarët profesionist, janë edhe një sërë problematika tjera të cilat janë jo normale të identifikohen, si probleme të ushtrisë dhe ushtarëve!

Një ndër problemet me të cilat përballen ushtarët është problemi i uniformave të vjetërsuara, një pjesë e madhe e ushtarëve janë në detyrë, shkojnë në misione, ushtrojë profesionin nën këto uniforma të arnuara!

Në shumicën e kazermave, uji nuk është i pijshëm, ushtarët detyrohen që të blejnë ujë nga buxheti i tyre. As ushqimi nuk është i plotë,edhe kafshatat e bukës janë të numëruara për secilin ushtarë, gjithkush që nuk ngopet me menynë e varfër duhet ta plotësojë me ushqim nga jashtë. Në fotografitë më poshtë, ju paraqesim një menu mëngjesi, nga një prej kazermat e Maqedonisë. Ushtarët besojnë se ka edhe një ndarje nacionale, për ushtarët të cilët caktohen për të marrë pjesë në mision jashtë shtetit.

Për të gjitha këto problematika, Pa Censurë komunikoi me zv. ministrin e Mbrojtjes Bekim Maksutin, i cili tha se ka plan konkret për përmirësimin e kushteve, si dhe premtoi një intervistë të drejtpërdrejtë për të ju dhënë përgjigje të gjithë problematikave të identifikuara!/PaCensurë