Ushqimi i policëve sot jashtë çdo standardi

Sindikata e policisë në Maqedoni – SPM sot ka publikuar një status në FB ku shkruhej: “Ndërsa “NE” nga zyrat e ministrave, drejtorëve, zëvendësministrave do të kemi ushqim të nxehtë dhe të gatuar, pastaj do të kemi një embëlsirë të shijshme, me një lëng sipas dëshirës, dhe në fund.

Kjo është fotografia reale e sotme e policit të “kënaqur”.
Dhe edhe pse i lënë në radhën e parë të kordonit, pa mbrojtje, me antiplum, e helmeta të vjetëruara, ndërsa mos të flasim për maskat e gazit, ato janë luks.

Ky është imazhi i sotëm “evropian” për policin maqedonas, i cili u vendos në kordon për 12 orë dhe u la e u harrua.

Zotërinjë të kabineteve, hani ju e ngopuni me bifteqe, ndërsa ne do të hamë çka të ngele, e konzerva.

TURP PËR JU, TURP! DERI KUR DO E PËRBUZNI POLICINË E MAQEDONISË!?”, thuhet në statusin e SPM.