Ursula von der Leyen sot në Shkup, agjenda!

Ursula von der Leyen, Germany's minister for defence, and Secretary of Defense Jim Mattis speak to the press at the George C. Marshall European Center for Security Studies in Garmisch, Germany, June 28, 2017. (DOD photo by U.S. Air Force Staff Sgt. Jette Carr)

Kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen do të arrijë sot për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç është paralajmëruar, Von der Leyen do të pritet nga kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski dhe do të ketë takime me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Kryetarja e KE-së, gjatë vizitës së saj në Shkup, sot do t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të seancës plenare të 80-të, me fillim nga ora 13:00.

Në seancë janë ftuar edhe përfaqësues të trupit diplomatik, të cilët do të mund të ndjekin fjalimin e kryetares së KE-së.

Para seancës parlamentare, njoftoi shërbimi për media i Kuvendit, në sallën “Dlaborez” është caktuar takimi i kryetares së KE-së me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Pas përfundimit të seancës së 80-të, është caktuar seanca e re e 81-të, me fillim nga ora 13:30, në rend dite të së cilës është Informata për përmbajtjen e Propozim – Kornizës negociuese për negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, i propozuar nga presidenca e Francës me Këshillin e Bashkimit Evropian më 30 qershor 2022.