Dejan Mitrevski-Urko ish shef i sigurimit të Nikolla Gruevskit, i cili akuzohet nga PSP-ja se në menyrë joligjore ka ndikuar në blerjen e mercedesit me vlerë 600.000 euro sot ka dëshmuar në gjykatë në lëndën “Tanku”.
“Kishim probleme me xhamin e përparmë. Filloi të na krijohet dioptri. Deri sa ishim ulur me shoferin gjatë vozitjeve të gjata kishim edhe kokëdhimbje. Kam bërë thirje në fabrikë dhe ata më thanë se xhami i përparmë i veturës së vjetër të blinduar ka dalë jashtë funksionit dhe nuk ka të ri. Kam shkuar te mjeku i syve dhe kisha dëmtime ne sy”. ka deklaruar Urko i cili tregoi se ende punon në MPB.
Sipas tij vetura e vjetër kishte shumë probleme dhe njëherë si shkak i një pjesë e të prishur të veturës janë ndeshur në një shtyllë në Veles. Urko ka thënë se çdoherë e kishte paralajmëruar Gruevskin për rreziqet nga vetura e vjetër dhe se duhet ta blejë një të re mirëpo Gruevski nuk kishte pranuar.
Për këtë lëndë nga PSP deklaruan: Në asnjëherë nuk kemi thëne se duhet apo nuk duhet të kemi vetura të reja për VIP persona, por akuzojmë se blerja e këtij Mercedesit është jashligjore dhe nuk i plotëson kushtet e parapara me ligj.