Urim Saliu: “Lëvizja Besa e vetmja shpresë opozitare”

Gazetari i njohur nga Tetova Urim Saliu përmes një statusi ka thënë se Lëvizja BESA tashmë mbetet e vetmja shpresë opozitarizmi në vend. Më poshtë ju sjellim statusin e plotë

Lëvizja Besa tashmë mbetet e vetmja shpresë e opozitarizmit në Maqedoni.Ajo ka shansin t’a sfidojë BDI -në në zgjedhjet e rradhës. Por paralelisht me ngritjen e saj dhe konsolidimin e strukturave duhet të bëjë kujdes më cilën parti do bashkëpunojë.Ajo e pësoi njëherë dhe ky mësim duhet t’i shërbejë në të ardhmen.Ajo duhet t’u vë kusht të tjerëve për koalicione dhe jo e kundërta.Ajo duhet t’ua kujtojë tradhëtinë që i bënë dhe aty nuk ka kompromis.Jeni në rrugën e duhur dhe shfrytëzojeni këtë mundësi që nuk të vjen shpesh.