Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e 2 Gushtit – festës së Ilindenit, Dita e Republikës, i uroi qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Sot, kur shënojmë 117 vjet nga Kryengritja e Ilindenit dhe 76 vjet nga Mbledhja e parë e KAÇKM-së, kujtojmë në të gjithë heronjtë, komitë dhe partizanë të cilët i flijuan jetët e tyre në luftën për liri dhe shtet të pavarur. Falë tyre, sot jetojmë në paqe dhe në shtet të njohur ndërkombëtarisht. Prandaj asnjëherë nuk guxojmë ta harrojmë kontributin e tyre dhe të inspiruar nga vepra e tyre duhet të vazhdojmë të punojmë në mirëqenie dhe prosperitet të shtetit, duke u respektuar mes vete. Duhet të jemi të virtytshëm dhe ta pranojmë sakrificën e tyre, të vetëdijshëm se asgjë as nuk fillon, as nuk përfundon me ne”, thuhet në urimin e Pendarovskit.