Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti sot ka uruar të gjithë besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve.
Ahmeti me këtë rast të gjithë besimtarëve u ka uruar shëndet, mbarësi e gëzime duke ju dëshiruar bekim në familje në këtë festë të ringjalljes.
“Në këtë ditë feste për ju, më lejoni t’i drejtohem gjithsecilit nga ju duke ju uruar shëndet, mbarësi e gëzime. Të bekuara qofshin familjet e juaja në këtë festë të ringjalljes. Pashkët na kujtojnë ngadhënjimin e dritës mbi errësirën, jetës mbi amshimin e në thelb ringjalljen e shpresës dhe besimit. Gëzuar dhe për shumë mot Pashkët”, thuhet mes tjerash në urimin e kryetarit të BDI-së, Ahmeti me rastin e festës së Pashkëve.