“Uria mund të vijë nga çmimet e larta, jo nga mungesa”

Uria mund të na kaplojë nga çmimet e larta, por jo nga mungesa e ushqimit, shprehet drejtori i Agjencisë për Veterinari dhe Ushqim, Nikollçe Babovski.
“E dini si, unë e kam thënë edhe në deklarata tjera, ushqimi e kemi por megjithatë mund të ndodhë populli të mbetet i uritur për shkak të çmimeve të larta”, tha Nikollçe Babovski, drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.
Mungesë të disa produkteve ushqimore ka edhe në Mal të Zi këtë thotë drejtori i Agjencisë për Ushqim në Mal të Zi.

“Ka mungesë në Mal të Zi, nuk kanë qenë drastike që të mos ketë produkt për t’u blerë por kemi pasur raste kur produkte të caktuara të mos i kemi në Mal të Zi ose u është rritur shumë çmimi, por ne mundohemi që me produkte bazë ta furnizojmë shtetin”, pohoi Vlladimit Gjakoviç, drejtor i Agjencisë për Veterinari dhe Ushqime.

Sa i përket sigurisë, ushqimi që hyn në Maqedoni për momentin është i sigurt, thonë ekspertët e veterinarisë dhe ushqimit. Drejtori i Agjencisë për Veterinari dhe Ushqim siguron se çdo ushqim që importohet, kontrollohet në mënyrë të rreptë por edhe për ushqimin që tashmë është në treg, ka kontrolle të shtuara.

“Nëpër markete çdo ditë kryejmë kontrolle të ushqimeve, pasi që është festa e Pashkët këto ditë evidente është edhe kryerja e kontrollove të shtuara në ato vende ku shitet mishi, para së gjithash aktual është mishi dhe shitja e vezëve, ndërsa e dimë se një pjesë e vezëve po kontrollohen”, theksoi Nikollçe Babovski, drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari. Këto komente u bënë në forumin e mbajtur nga shërbimit e veterinarisë në Ballkanin Perëndimorë për përmirësimin e shëndetit të kafshëve shtëpiake, i cili tanimë dy ditë radhazi mbahet në Ohër.