Uragani Milton, më i forti në njëqind vitet e fundit, goditi Florida.
Edhe pse u dobësua nga Kategoria 5 në Kategorinë 2 në prag të mbërritjes së tij në brigjet e Floridës, uragani la gjurmë shkatërruese pas tij. Më shumë se një milion njerëz u evakuuan.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tampës regjistroi erëra të qëndrueshme prej 93 km/h me rreh 150 km/h.
Shërbimet e urgjencës në Tampa County, Florida janë pezulluar përkohësisht derisa të jetë e sigurt për t’u kthyer në fushë.
“Ne u desh të ndalonim të gjitha shërbimet sepse është shumë e rrezikshme të dërgosh një ambulancë në rrugë në këto kushte, tha shefi i zjarrfikësve në Tampa, Barbara Tripp për CNN.
Disa njerëz besohet të kenë vdekur nga tornado që goditi St. Lucie ndërsa uragani Milton po afrohej.