Thaçi: Qeveria të përdorë ushtrinë, mjeku është oficeri i kësaj lufte

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot nga selia e partisë mban një konferencë për shtyp me gazetarë, rreth gjendjes së krijuar në vend me virusin Covid-19, dhe parashikimet e PDSH-së rreth kësaj situate.

I pari i PDSH-së doli me dy propozime drejtuar qeverisë së RMV-së:

1. Qeveria të fillojë të angazhojë ushtrinë për të siguruar objektet shëndetësore dhe sigurimin e mjekëve,

2. Të ndryshojë kohëzgjatja e recetave për personat kronik nga 3 ditë, në 2 apo 3 javë.

Ai gjithashtu bëri apel drejtuar qytetarëve që masovikisht të përcjellin rekomandimet e qeverisë dhe institucioneve kompetente, për mbrotje dhe izolim ndaj kësaj situate.