UNSHM: Nuk respektohet marrëveshja për maturën shtetërore

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ka paralajmëruar sot, se marrëveshja e arritur mes tyre, kryeministrit Zoran Zaev dhe ministres së Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska për maturën shtetërore, nuk është duke u respektuar.

“Si UNSHM jemi të shqetësuar me implementimin e deritanishëm të marrëveshjes së arritur për maturën shtetërore 2020/21. Maturantët kanë informuar Unionin, se disa shkolla të mesme kanë deklaruar që nuk do të respektojnë disa pika në marrëveshjen e arritur mes nesh.

Kjo për neve është e pa pranueshme. Bëhet fjalë për këto shkolla të mesme: SHMK „Gjorce Petrov“, SHMK „Orde Chopela“, SHMK „Riste Risteski – Ricko“, SHMK Gjimnazi „Mirce Acev“, SHMK „Кuzman Josifofski – Pitu“, SHMK „Josip Broz Tito“ – Manastir, SHMK „Dr. Jovan Kalauzi“, SHMK Gjimnazi „Sv. Kliment Ohër“, SHMK „Nikolla Shtejn Теtovë“ dhe SHMK „8-Shtatori-Tetovë“”.

“Sipas marrëveshjes të arritur mes nesh, respektivisht UNSHM-së dhe Qeverisë për maturën shtetërore, jemi dakorduar se: “shkollat janë të obliguar t’i ndajnë materialet për provimet interne dhe bazën e pyetjeve, më së voni tre javë para ditës së provimit. Të njëjtat të përmbajnë më së paku 60, ndërsa më së shumti 100 pyetje” – Kjo pikë e marrëveshjes në mënyrë flagrante është u shkelur nga disa shkolla të mesme në vend”, theksojnë nga UNSHM-ja.