Universiteti i Tetovës (UT) sot shënoi 27 vjetorin e themelimit të tij dhe ligjëratave të para të cilat u mbajtën po me 17 shkurt të vitit 1995 në fshatin Poroj dhe Reçicë të Vogël.
Në shënimin e këtij përvjetori u promovua edhe monografia e këtij universiteti.
Kujtojmë që themelimi i UT-së atë kohë shënoi një kthesë të madhe në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, pasi atë kohë ishte i pari i këtij lloji dhe kaloi në një rrugë me plot sfida dhe sakrifica të mëdha.
Shënimin e këtij përvjetori mund ta ndiqni në videon më poshtë.