Universiteti i SHBA-së, ku kreu studimet Vjosa Osmani, i uron asaj postin e presidentes!

Universiteti i Pitsburgut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka uruar Vjosa Osmanit marrjen e detyrës së postit të presidentes.
Kjo është bërë përmes një postimi në Instagram.
“Gjatë një ceremonie të veçantë betimi në Kosovë të enjten, Vjosa Osmani zyrtarisht u bë ushtruese e detyrës së Presidentit të Kosovës. Znj. Osmani është gruaja e dytë që shërben si kryetare e shtetit nga gjashtë presidentët e Kosovës së pasluftës”, thuhet në njoftimin e Universitetit.

Një biografi për Vjosa Osmanin – Sadriu
U lind më 17 maj të vitit 1982, në qytetin e Mitrovicës. Shkollën fillore dhe atë të mesme, e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm në qytetin e saj të lindjes.
Studimet themelore i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master dhe doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA, ku u dallua në mesin e qindra studentëve ndërkombëtarë.

Përgjatë të gjitha fazave të studimit, ajo ishte bursiste. Si profesoreshë universiteti, në Kosovë ajo ligjëron lëndë nga fusha e së Drejtës Ndërkombëtare, ndërkaq në Amerikë ligjëron lëndën “Shtet-ndërtimi dhe e Drejta: Përvoja e Kosovës.