Unioni i nxëxnësve të shkollave të mesme, të shtyhet afati i maturës shtetërore

Problemin më të madh si pasojë e grevës e kanë maturantët.

Ata në fillim të qershorit duhet tiu nënshtrohen provimeve të maturës shtetërore. Rreth 1600 nga gjthsejt 16 mij maturantë nuk e kanë kaluar pjesën e detyrës proektuese.

Në këtë periudhë maturantët zakonisht janë përgaditur me arsimtarët për të kaluar me sukses provimet e maturës, por tani për shkak të grevës kanë stanguar edhe me materialin që është dashur të përvetësohet thonë nga Unioni i studentëve të shkollave të mesme.

“Ne kemi humbur goxha shum nga mësimi dhe kërkesa jonë ndaj Qeverisë besoj se do të pajtoheshin të gjithë për shtyerje të afatit kohor për të pasur sukses sepse janë kohëra të vështira kjo ndikon negativisht edhe te nxëxnësit që duam të dalim jashtë shtetit të studjojmë dhe besoj se shtyerja e afatit të provimeve do të ishte pak një ndihmë që të përgaditemi që provimet të jenë më ët sukseshsme dhe ne nxënësit të kemi më tepër koh për tu përgaditur për provimet”, u shpreh Dea Palloshi nga unioni i nxënësve të shkolave të mesme.

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme paralajmëroi krijimin e një dokumenti të unifikuar i cili do ti dorëzohet Qeverisë për përshatjen e maturës shtërore pas grevës tre javore të punonjësve të arsimit./tvm2/