Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme në Maqedoni bëri të ditur se shkollat e mesme ekonomike dhe ajo e mjekësisë në Tetovë, gjimnazi “Zef Lush Marku dhe gjimnazi “Mirç Acev”, janë shkollat që kanë marrë para gna nxënësit për dëftesa, edhe pse këto duhet të jenë falas.
Ata i bënë thirrje Inspektoratit të Punës që të ndërhyjë për pagesën ilegale për dëftesa, ndërsa nga Byroja e Arsimit kërkojnë pse nuk janë siguruar dëftesat ende.
Sipas tyre, shkollat duhet të kthejnë paratë dhe të mos bëhet biznes me arsimin publik.
Nga UNSHM thonë në Tetovë janë marrë nga 150 deri në 200 denarë, ndërsa në Shkup nga 100 denarë dhe në Prilep 30 denarë për dëftesë.