Unikkatil reagon ash*për për ardhjen e Bregovicit në Shqipëri: Ftesa e tij tregon nivelin e respektit që organizatori ka për to*rturat e vr*asjet e Serbisë ndaj Kosovës

Ftesa e muzikantit serb, Goran Bregovic, në ‘Festën e Bi*rrës’ në Korçë solli reagime të shumta e po ashtu edhe pakënaqësi të mëdha.
Derisa përflitet se këngëtari ka arritur në Shqipëri, reagimet nuk kanë të ndalur nga artistët shqiptarë.

Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe reperi shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, Unikkatil.
Ai përmes një shkrimi të ndarë në rrjetin social, Facebook, thekson se ftesa e tij në atë koncert e tregon nivelin e respektit që organizatori ka për to*rturat e vra*sjet që Serbia i ka bërë Kosovës.

“Ftesa e këtij shkavellit në atë koncert e tregon nivelin e respektit që organizatori e ka për tor*turat e vr*asjet që Serbia i ka bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ndëshkimi më i mirë kish me qenë nëse boj*kotohet ai koncert e sidomos ajo bi*rrë përgjithmonë”, ka thënë ai.
Goran ishte në Shqipëri edhe në vitin 2006, pasi ishte dekoruar me Çelësin e Tiranës nga kryetari i asaj kohe, kryeministri i tanishëm Edi Rama.