Uniformat e policisë edhe në shqip, Nuhiu nënshkruan aktet, Qeveria duhet t’i definojë me dekret


Ministri për Punë të Brendshme Agim Nuhiu ka nënshkruar aktet normative që emblemat e të jenë edhe në shqip, duke i hapur kështu rrugë zbatimit të gjuhës shqipe atje ku ligji e mundëson.

“Këto akte do të duhet të marrin edhe pëlqimin e Qeverisë dhe më pastaj të hapen edhe procedurat e tenderimit që të munden edhe praktikisht të intervenohet në emblemat e policisë. Kjo është një bazë normative që u hapë rrugë edhe aktiviteteve të tjera të ndërlidhura me sigurimin e emblemave edhe në gjuhën shqipe”, tha ministri i Brendshëm Agim Nuhiu. Arsyeja se pse kjo punë nuk u krye deri sa në krye të MPB-së ishte Spasovski, e më pas Çulevi, Nuhiu thotë se kjo nuk ka të bëjë me vullnetin politik të paraardhësve por për arsye procedurale sepse anëtarët e grupit të punës të formuar posaçërisht për dygjuhësinë në MPB disa herë e kanë rishqyrtuar çështjen e akteve normative.