Dy ditë më parë Dua Lipa u bë pjesë e iniciativës që u ndërmor për të kërkuar nga kompania “Apple” që Kosova të njihet në hartën e tyre të territorit. Më pas këngëtarja prishtinase në llogarinë e saj në Instagram postoi flamurin e Shqipërisë Etnike në të cilin shkruhej “Autochthonous”. Ky postim nxiti reagime të shumta e sidomos nga ana e serbëve të cilit nuk i kursyen komentet nga më të ulëtat dhe kër cënuese.
Pas kësaj, nuk ka munguar as dega e UNICEF në Serbi përmes një statusi në faqen e tyre zyrtare. Në postim ata theksuan se Dua Lipa nuk është ambasadore e tyre dhe qëndrimet e saj nuk janë të UNICEF.