Xhubleta shqiptare, veshja 4 mijë vjeçare, është marrë nën mbrojtje Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO). Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti.
Ajo tha se Komiteti Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, në mbledhjen që u mbajt në Rabat të Marokut, ka vendosur që të pranojë dosjen e dijebërjes artizanale të xhubletës, duke e pranuar në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s, dhe duke e bërë atë pasuri të gjithë njerëzimit.
“Xhubleta është një thesar që në vrullin e kohës po rrezikonte të humbiste, por ne nuk duhet të lejojmë që xhubleta të mbetet thjeshtë një relikt e së shkuarës, por do të ketë mbështetjen e institucioneve tona, po edhe atyre ndërkombëtare si vlerë e të gjithë njerëzimit”, tha Margariti duke e cilësuar këtë vendim si “lajm të jashtëzakonshëm”.
BREAKING
New inscription on the Urgent Safeguarding List of #IntangibleHeritage: Xhubleta, skills, craftsmanship and forms of usage, #Albania .
ℹ️ https://t.co/n5nd2IeXWb #LivingHeritage pic.twitter.com/sFezNZRmHs
— UNESCO ️ #Education #Sciences #Culture (@UNESCO) November 29, 2022
Dosja për të shpallur xhubletën pasuri të trashëgimisë kulturore nën mbrojtjen e UNESCO-s u dorëzua pranverën e vitit që shkoi. Pjesë e listës së pasurive botërore që mbrohen nga UNESCO janë edhe Butrinti, Berati, Gjirokastra si dhe iso-polifonia. Fundi i xhubletës ka formën e kambanës, ndërsa pjesë të tjera të saj janë kraholi, kërdhokla, brezi, jeleku, stolitë prej sermi, ndërsa është e qëndisur me mjaft mjeshtëri me fije të arta, temina dhe me rruaza.
️ Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë #kulturore!
Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e @UNESCO
— Elva Margariti (@ElvaMargariti) November 29, 2022
Shqiponja është simboli kryesor në xhubletë, por ka edhe simbole të tjera si dielli apo gjysmëhëna. Ajo është përdorur kryesisht në Malësinë e Shkodrës deri në Gurëz të Milotit, por edhe te një pjesë e shqiptarëve në Malin e Zi, që banonin rreth Bjeshkëve të Nemuna, në Rugovë të Kosovës etj.Xhubleta është një veshje 4 mijë vjeçare dhe pranimi i saj si pasuri nga UNESCO do të ndihmojë për ta ruajtur mjeshtërinë e krijimit të saj brez pas brezi.
̈ ! #shqipëriaeardhmjajonë#unesco #unescoICH#unescoworldheritage#intangibleculturalheritage#unescoheritage#unescoIntangibleheritage#worldheritage pic.twitter.com/WVH0zpGWhT
— Elva Margariti (@ElvaMargariti) November 29, 2022