Çun Lajçi: Unë s’heshti jo

Çun Lajçi
Unë s’heshti jo!
Ju po kujtoni se po m’shani, por jo, mos u bani merak, se vetvetën jeni tue sha! Bile edhe fjalët e juve (n’internete që i keni) po mundoheni me i fshi me gjuhë!
Unë s’jam i dërgumi i përendisë me ua marrë gjynahet! I keni ba dhe me shnet t’i mbani.
Duroni tash kur t’ua përkujtojnë njerëzit, e mos u mundoni me i randua tue i krahasua me Ilija Vakiqa, e pushtetas t’kohës shkueme, (se jeni t’vegjël me ditë kush ishin ata, e po flliqeni me bagla kot).
Ju po harroni se ne ishim shumë ma t’vlefshëm, e krahasoheshim me Marshalin, jo me mistreca t’UDB-së, por as me kastravecat e sodit!

Por prap se prap ne mbetëm shqiptarë, e ju lakej t’shefave që iu rra*hin!)
Duroni, se me shamje nuk mbulohen gabimet, as namin e patriotizmin s’ua zvogloni njerëzve që kanë veprua kombtarisht para jush e ma shumë se ju! S’lu*ftohet veç me pu*shkë, mësoni pak!
Mos u ngatërroni me lisa nëse jeni kulpnaja, se nji brymë iu dj*egë, e lisin nji shtërgatë se then!
Jemi dy milion kosovar, e gjysa e shajmë Zotin (m’fal Madhni) e prap Zoti mundohet me na dashtë!?

Edhe unë!
S’muj me iu vu aty ku s’ishit e s’jeni, as trima as patriot pa vepra me iu ba, ( e ju këtë po e kërkoni)!
Por as Donikave, as Hashimave as Albinave, as Vjosave, as Kadrisë, s’ua shkeli veprat e s’flas keq, që juve tua baj qejfin për nji “t’lumtë… je gjeni,… ma i miri i vendit”!? Jo, kurrë!
Veprës se keqe i them e keqe dhe i iki, bile edhe të tjerve u them ikni!
T’mirën e don gjithkush (pos shqiptarit) e shqiptarë jam edhe unë. Zemra m’dhemb kur shpirt zitë, prej smirës e shajnë t’mirin, e vet katërrisën me ia nxanë vendin! N’fyt kamën ta venë tue u mundua me dalë i pari!
Argument e armë s’e kanë fjalën po shamjen!

Por po harroni, se ka njerëz që hanë dhé e me kokat tueja t’krymbuna s’mendojnë.
Ju kot po m’kërc*noni prej djeshit që iu thashë: Pse e votuet Gjykatën e pse i dërguet çlirimtarët n’Hagë!? Pse e randoni Donikën, kur ajo n’strajcë iu mbanë juve që shisni patriotizëm n’shpinën e shefave!
Dita sa ma e kthjelltë, shiblat bahen edhe ma t’mëdhaja. Rrini e mos t’iu del krejt-krejt era, se boll me mbyti virusi, e s’ma ka marrë mendja, se ju po ia kalojki çdo qelbësire!
Trusni sa s’kan shpërthye brythat e pranverës e me u ba plisat nëpër ara!
Çuni që s’din kurgja!
Spital, 05.05.2021