“Unë jam njeri që kam 4 nëna”, banori i ri i Big Brother VIP habitë të gjithë banorët

Të gjithë banorët e Big Brother VIP Albania janë mbledhur në oborr dhe po flasin se cila ka qenë historia më e lumtur deri tani në jetën e tyre.
Të shumta ishin historitë që ata treguan nga jeta e tyre.

Ajo çfarë habiti të gjithë, ishte konkurrenti i ri, Igli, i cili tha se lumturia më e madhe që ai ka përjetur deri tani në moshën 25-vjeçare ka qenë kur ai ka filluar t’i kuptonte prindërit e tij.

“Momenti më i lumtur ka qenë kur unë kam filluar t’i kuptojë prindërit e mi, gjë që ka ndodhur katër vite më parë. Historia është e gjatë, por që do ju tregoj një herë tjetër. Nuk mund të tregoj se me çfarë merren prindërit e mi, por që unë realisht kam katër nëna”, u shpreh ai, derisa të tjerët po e shikonin të habitur se çfarë po thoshte.