“Unë frikë burgun…?” – Çfarë deklaronte Ilir Meta 5 muaj më parë kur u pyet për “masë sigurie ndaj tij”?


Pesë muaj më parë, më 9 maj të këtij viti, Ilir Meta deklaroi në studion e Debatit me Alba Alishanin se nuk kishte frikë nga burgu, kur u pyet se prej kohësh po flitej për një masë sigurie ndaj tij. Në A2 CNN Meta theksoi se shqiptarët e njohin se kush është ai, teksa nuk kursente akuzat për Ramën e Dumanin.

“Unë frikë nga burgu? Shqiptarët më njohin mua dhe e dinë shumë mirë kush jam unë. Ju duhet të kuptoni njëherë e përgjithmonë që përpjekja e tyre është për të frikësuar gjithë shqiptarët e ndershëm e patriotë duke goditur politikisht Berishën. E godasin për çështjen e Kosovës që ka dalë kundër ndarjes së Kosovës dhe projekteve për asgjësimin e kombit tonë siç është agjenda e shpopullimit dhe ligji i surrogacisë që është dënuar me direktivë të veçantë nga BE. Këto biznese që nuk i bëjnë dot në Ukrainë, tani duan t’i bëjnë në Shqipëri. Ai është një vend me 40 milionë banorë, ne kemi ngelur me 1 milion”, deklaroi Meta në A2.

I pyetur nëse do të ketë ndonjë masë sigurie ndaj dhe si do të jetë vazhdimi i Partisë së Lirisë, meta theksoi se e ka zgjidhur në konventë çështjen e lidershipit të partisë së tij, ndërsa cilëson mercenar kreun e SPAK.

“Nuk ka asnjë drojë. PL e ka zgjidhur me konventë çështjen e lidershipin për 30 vitet që vijnë. Së dyti PL ka zgjidhur çështjen e financimit për 1 mijë vitet që vijnë dhe PL i përgjigjet kujtdo atje ku e ka strofkullën, këto mercenarët Dumani e ky surrogati i qeverisë, ish-kryetari i bashkisë. PL nuk i llogarit fare se i akt ë garantuara edhe lidershipin e vet. Liria ime është në dorën time, se ata janë në burg. Dumani është në burg, Rama në burg se janë peng të gjërave që kanë bërë. Sali Berisha është i lirë pse ç’ kujton ti? PL drejtohet nga Ilir Meta dhe do shpërthejë në të gjithë botën”, tha Meta në 9 maj.

Sa i përket Monika Kryemadhit e cila thirrur në SPAK për fshehje pasurie, Meta dha të njëjtën përgjigje si kryeministri Edi Rama “për mollat e kalbura që bien nga pema”. Sipas tij, përgjegjësia është personale.

“Përgjegjësia është personale për çdo person. Ai ka përgjegjësi se ka firmosur 17 vendime me kundërshtim me ligjin”, përfundoi Meta në A2 CNN.