Ultimatum 24 orë-Tym e flakë në ambasadën e Iranit në Tiranë

Vetëm pak orë pas ultimatumit 24 orësh të kryeministrit të Shqipërisë, Edi rama, Ambasada e Iranit në vendin tonë ka filluar boshatisjen e zyrave.

Por ajo që vihet re është se nga godina e Ambasadës së Iranit, është parë të ketë tym dhe flakë.

Sipas asaj që raportohet në media, diplomatët iranianë po djegin dokumentet.

Qeveria e Shqipërisë vendosi të dëbojë diplomatët iranianë, pasi ka dyshime të forta se pas sulmeve kiberenetike në institucionet shqiptare qëndron Irani.

Ndërkohë në një reagim Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, e quajti sjelljen e Shqipërisë një komplot, duke shtuar se me këtë veprim i janë bashkuar SHBA-së dhe Izraelit.