Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e kaluara janë regjistruar tre raste të reja me Kovid-19, me ç’rast numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti në 263 persona. Njëqind raste janë aktive, 153 janë shëruar dhe dhjetë persona kanë vde*kur.
Dr. Stanko Tërpeski, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm dhe anëtar i Shtabit komunal të krizave në Kërçovë informon se të dhënat e sotme tregojnë se ekziston një trend i zvogëlimit të rasteve aktive në Kërçovë.
Sot kemi tre të infektuar të rinj dhe kemi 9 të shëruar, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me koronavirusin në Kërçovë, me ç’rast numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë komunë arriti në 263 persona, nga të cilët 100 janë aktivë, 153 janë shëruar dhe dhjetë persona vdiqën. Të dhënat e sotme tregojnë se ka përsëri një trend të zvogëlimit të rasteve aktive në Kërçovë”, tha Tërpeski.
Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet e dhëna nga institucionet kompetente shëndetësore.