Ulet rroga mesatare në Maqedoni


Rroga mesatare në muajin shkurt në Maqedoni ka shënuar rënie prej 3.5 për qind në krahasim me muajin janar. Sipas Entit të Statistikave, në muajin janar rroga mesatare ka qenë 24.025 denarë, kurse në muajin shkurt 23.158 denarë, që paraqet ulje prej 850 denarëve.
Nga Ministria e financave nuk ka ndonjë sqarim lidhur me këtë rënie të rrogës mesatare.