Ulet përqindja e rasteve pozitive me Covid-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se komfor raportit të Institutit për Shëndet Publik i cili ka të bëjë në periudhën nga data 17 e deri më 23 gusht janë bërë 11.129 testime të virusit SARS-CoV-2. Janë regjistruar gjithsej 839 raste të reja pozitive prej 29 qyteteve në shtet dhe ulje prej 7.0 për qind, në krahasim me javën e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n=281; 33.5 për qind). Në këtë periudhë numri i rasteve të reja të konfirmuara është nën 20 persona në 16 qytete në vend.

“Përqindja e rasteve pozitive nga të testuarit arrin 7.5 për qind që paraqet ulje prej 0.3 për qind në krahasim me javën paraprake. Ky tregues edhe më tej në javët e kaluara kur i njëjti lëviz prej 10 për qind 9.4 për qind, 8.6 për qind dhe 7.8 për qind. Janë regjistruar persona të sëmurë në të gjitha grupmoshat dhe në këtë periudhë më e përfaqësuar është grupmosha e personave mbi 60 vjet me 205 (24.4 për qind) pozitivë.

Numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar edhe te personat të moshës prej 30-39 (n=151; 18.0 për qind) 40-49 (n=142; 16.9 për qind) dhe 20-29 (n=140 për qind; 16.7 për qind. (Numri më i madh është regjistruar te fëmijët prej 0-9 (n=29; 2.4 për qind) dhe 10-19 (n=49; 5.8 për qind).

Nga rastet të cilat janë hulumtuar në mënyrë epidemiologjike (n=807; 96.2 për qind) janë regjistruar 119 (14.7 për qind) persona të hospitalizuar ndërsa te 239 persona (29.8 për qind) është regjistruar prania e komorbiditetit. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 307 (38.3 për qind) kanë kontakt me rast të konfirmuar. Janë regjistruar 29 persona me histori të udhëtimit në 14 ditët e fundit” bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.