Ulet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni, vazhdojnë thirrjet për respektim të masave

Ditëve të fundit, po zvogëlohet ngadalë numri i rasteve të diagnostikuara të reja pozitive me coronavirus, si dhe numri i njerëzve që marrin trajtim spitalor. Regjistrohet edhe një numër i madh i personave të shëruar, shpesh më shumë se numri i të infektuarve të rinj. Sidoqoftë, përkundër kësaj tendence të qetësimit të lehtë pandeminë, pothuajse njëzet vdekje regjistrohen çdo ditë.

Autoritetet vazhdimisht bëjnë thirrje për respektimin e masave dhe rekomandimeve mbrojtëse, veçanërisht në pritje të festave të ardhshme të Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve. Intensifikohen apelet për kremtim me ndërgjegje, pa grupime të mëdha dhe duke mos e rrezikuar shëndetin publik.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi se MPB-ja ka një plan të veçantë operativ se si të veprojë gjatë pushimeve, që do të thotë se do të ketë policë kudo dhe në çdo kohë që do të kontrollojnë nëse respektohen dhe nëse dikush kontribuon në prishjen e gjendjes me përhapjen e virusit. Ai tha se policia do të veprojë sipas raportit ose informacionit që ata do ta marrin.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1253 teste, ndërsa janë regjistruar 296 raste të reja me Covid-19. Kanë vdekur 18 persona, ndërsa janë shëruar 511 pacientë.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për coronavirusin që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1036 dhe ka rreth 320 shtretër spitalor.

Në qendrat kovid ka rreth 320 shtretër spitalor.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me covid në vend që nga fillimi i epidemisë është 81721, numri i pacientëve të shëruar është 59231, numri i viktimave është 2445, ndërsa numri i rasteve aktive është 20045.