Janë bërë publike shifrat e fundit përsa i përket jetëve të humbura dhe të infektuarve më covid-19 në Itali.
Edhe pse 482 viktima në 24 janë shumë, përsëri mund të konsiderohet një lajm pozitiv për Italinë, duke marrë parasysh shifrat e mëparshme që arrinin afro 1000 të vdekur në ditë. Dje janë regjistruar 575, sot 482. Kurba është fatmirësisht në ulje.
Numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i përhapjes së pandemisë ka shkuar në 23227. Janë shënuar 3491 raste të reja, dy më pak se dje, duke e çuar në 175.925 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 2200 pacientë, në total 44.927.