Ulet çmimi i naftës, rënie kaq të madhe nuk ka pasur dy vitet e fundit

Në bursat botërore ka rënë sërish çmimi i naftës. Një barel e naftës së papërpunuar “brent” tani kushton 111 dollarë. Rënie kaq të shpejtë të çmimit të naftës nuk ka pasur dy vitet e fundit.

Rënia vjen pasi Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar se do ta rrisë prodhimin e naftës. Kjo rritje, por edhe rritja e prodhimit nga vendet tjera anetare të OPEK-ut, mund ta kompensojnë mungesën e paraqitur pas çrregullimit që ndodhi me shitjen e naftës nga Rusia për shkak të sanksioneve ekonomike.
Edhe SHBA-të kanë kërkuar nga kompanitë që ta rrisin prodhimin e naftës.