Borxhi i Komunës së Tetovës dhe ndërmarrjeve publike është zvogëluar për 4 milion euro, bëri të ditur në seancën e këshillit të komunës udhëheqësi i sektorit për Financa dhe Buxhet, Nuredin Fetai duke iu përgjigjur pyetjes së këshilltarëve të BDI-së.
Borxhi i Komunës bashkë me ndërmarrjet ka qenë 24 milion euro, ndërsa ish kryetarja e Tetovës Teuta Arifi jo vetëm që e ka zhytur komunën në borxhe, por nuk ka dhënë përgjegjësi para asnjë organi. Komuna e Tetovës për keqpërdorimet ka ngritur edhe kallëzime penale, por si zakonisht drejtësia e cila është e kapur nga BDI-ja, nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret madje vazhdon ta mbrojë atë.
“Ne nuk do ndalemi këtu, do të vazhdojmë të punojmë për qytetarët dhe qytetin tonë, e në ndërkohë do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi” – kanë deklaruar nga komuna.