Ulen temperaturat në Slloveni, bie borë në disa pjesë malore

Slloveninë sot e përfshiu një valë e ftohtë që solli temperatura më të ulëta dhe, siç parashikuan më parë meteorologët, dëborë qershori në zonat kodrinore.

Meteorologët e Agjencisë për Mjedisin Jetësor (ARSO) në rrjetin X shkruan se dimri ende nuk është larguar nga kodrat.

“Dimri në kodra ende nuk është larguar. Dëborë bie në stacionin tonë më të lartë meteorologjik në Kredaricë,” shkruan ata.