Ukraina thotë se vazhdon të përparojë, duke ‘forcuar pozitat luftarake’ në rajonin rus të Kurskut

Shefi i ushtrisë ukrainase Oleksandr Syrskyi tha të premten se forcat e Kievit po përparonin nga një deri në tre kilometra në disa zona në rajonin e Kurskut, 11 ditë pas fillimit të një inkursioni në Rusi.Kievi pretendon se ka marrë kontrollin e 82 vendbanimeve në një sipërfaqe prej 1,150 kilometrash katrorë në rajonin rus të Kurskut që nga 6 gushti. Ministria e Jashtme e Ukrainës e cilësoi këtë një tejkalim të madhësisë së territorit, që Rusia ka pushtuar në Ukrainë këtë vit.
Duke informuar presidentin Volodymyr Zelenskyy përmes një video lidhje, gjenerali Syrskyi raportoi për luftime në zonën e Malaja Loknjas, rreth 11.5 kilometra nga kufiri ukrainas. Ai tha se shpresonte se luftimet atje do të lejonin ushtrinë e Kievit të kapte “shumë të burgosur”.“Në operacionin tonë në rajonin e Kurskut, ne po forcojmë pozicionet tona dhe po rimbushim “fondin e këmbimit” për Ukrainën”, tha zoti Zelenski në një postim në platformën X pas raportit të gjeneralit Syrskyi.

Zyrtarët e Kievit thanë se të paktën qindra trupa ruse ishin zënë robër, duke shprehur shpresën se kjo do të përshpejtonte shkëmbimin e tyre me luftëtarë ukrainas, të rrëmbyer nga forcat ruse.Rusia e ka quajtur inkursionin një “provokim të madh” dhe është zotuar se do të hakmerret me një “përgjigje të denjë”, më shumë se 2 vjet pas fillimit të operacionit në shkallë të gjerë kundër fqinjit të saj më të vogël.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha të premten se trupat e saj zmbrapsën sulmet ukrainase në disa zona, duke përfshirë ato afër fshatrave Gordeevka, Russkoe Porechnoe dhe të tjera.Presidenti Zelenski përshëndeti humbjet e Rusisë në rajonin e Kurskut, duke i cilësuar ato si “shumë të dobishme” për mbrojtjen e Ukrainës.