Ukraina sulmon Moskën me dronë, nuk ka viktima

Dronët ukrainas sulmuan Moskën herët të dielën, por nuk pati viktima, tha kryebashkiaku Sergey Sobyanin.

Në një postim në Telegram , ai shtoi se pjesa e jashtme e dy ndërtesave të zyrave në qytet ishin dëmtuar, por pa viktima.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi se dy drone u përfshinë në sulm dhe më pas u rrëzuan në perëndim të rajonit të Moskës.

Ukraina nuk ka komentuar ende. Pamjet e publikuara nga TASS duket se tregojnë dëmtime në dritaret e një ndërtese të lartë.

Ndërtesa ndodhet në rrethin Presnensky në Moskë dhe përdoret nga Ministria e Zhvillimit Dixhital, Komunikimit dhe Masmedias së Rusisë.

Ministria ruse e mbrojtjes gjithashtu pretendoi se një tjetër dron u shkatërrua mbi distriktin jugperëndimor të Moskës, Odintsovo, në një postim në Telegram./abcnews.al