Ukraina raporton dy ushtarët të vrarë nga bombardimet e separatistëve

Ushtria ukrainase tha se dy ushtarë u vr*anë dhe katër u plagosën si pasojë e granatimeve nga separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore të shtunën; ku një shpërthim dhu*ne këtë javë ka ngjallur frikën se mund të jetë shkas për veprimin ushtarak nga Rusia.

Siç bëhet e ditur, ushtria ukrainase tha në faqen e saj në Facebook se kishte regjistruar 70 shkelje të armëpushimit nga separatistët që nga fillimi i ditës krahasuar me 66 raste gjatë 24 orëve të mëparshme, transmeton Telegrafi.

Separatistët hapën zjarr në më shumë se 30 vendbanime përgjatë vijës së frontit duke përdorur artileri të rëndë, e cila është ndaluar nga marrëveshjet që synojnë qetësimin e konfliktit afatgjatë, tha ushtria.

Një grup ligjvënësish dhe media të huaja që vizituan zonën e konfliktit u sulmuan dhe iu duhej të evakuoheshin në një strehë, tha një zëdhënës i partisë së presidentit Volodymyr Zelenskiy në një deklaratë të veçantë të shtunën.

Zyrtarët separatistë akuzuan Ukrainën në faqen e medieve sociale Telegram për bombardimin e zonave të kontrolluara nga separatistët dhe thanë se duhej të përgjigjeshin në përputhje me rrethanat.

Incidentet e bombardimeve përgjatë vijës që ndan forcat qeveritare dhe separatistët u rritën ndjeshëm këtë javë, në atë që qeveria ukrainase e quajti një provokim. Kjo e fundit mohoi fuqishëm sugjerimet e Rusisë se Kievi mund të nisë një ofensivë në Ukrainën lindore.