Ukraina pretendon se i ka vrarë 400 ushtarë rusë natën e Vitit të Ri

Ukraina po pretendon se i ka vrarë hiç më pak se 400 ushtarë rusë.

Kjo pas një sulmi raketor në zonën e Donjetskut që ka ndodhur në natën e Vitit të Ri.

Raketat sulmuan një objekt në qytetin e Makiivkas, ku mendohej se ishin stacionuar ushtarët rusë, raporton BBC.

Autoritetet pro ruse i kanë pranuar dëmet, por ende s’i kanë konfirmuar shifrat për të cilat raportohen.

Një zyrtar rus në zonën e okupuar të Donjetskut ka thënë se sulmet u kryen dy minuta pas Vitit të Ri.

“Një shpërthim masiv ndodhi në një shkollë pushimesh, nga një raketë amerikane HIMARS”, tha ai.

Sakaq, sipas ushtrisë ukrainase, përveç rreth 400 ushtarëve të vrarëve, nga sulmet janë plagosur edhe 300 njerëz tjerë.

Administrata e instaluar nga Rusia tha se të paktën 25 raketa u hodhën në rajon gjatë natës së Vitit të Ri.