Ukraina në festë pas shpërthimit – Pse është i rëndësishëm shkatërrimi i urës së Krimesë?

Ura e Kerçit që lidhte Krimenë me Rusinë, ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, duke bërë që në rrjetet sociale në Ukrainë të nisë festa. Gadishulli u aneksua nga Rusia në vitin 2018, në mënyrë të ngjashme me 4 rajonet e aneksuara një javë më parë.

Ura përdorej për të futur pajisjet ushtarake të Rusisë në Ukrainë. “Çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet, gjithçka e vjedhur duhet të kthehet në Ukrainë, gjithçka e pushtuar nga Rusia duhet të dëbohet”, ka shkruar një këshilltar i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e krahasoi shpërthimin e urës me fundosjen e kryqëzorit të raketave të Rusisë Moskva në prill. Simbolika e urës së Kerçit është vërtetë e madhe, pasi ajo u hap në vitin 2018 nga presidenti Putin, për të treguar që Krimea ishte ruse.

Rusia e ka përdorur urën në muajt e fundit që nga nisja e luftës për të lëvizur pajisje ushtarake, municione dhe personel nga Rusia në fushat e betejës në Ukrainën jugore. Si e tillë, autoritetet ukrainase thanë se ishte një objektiv legjitim, pasi ata zotohen të rimarrin gadishullin.

Ura është veçanërisht e urryer nga ukrainasit. Trafiku rrugor dhe hekurudhor nëpër urë është pezulluar, ndërsa autoritetet lokale në Krimen e aneksuar thonë se do të organizojnë një shërbim traget midis kontinentit rus dhe gadishullit.