Ukraina kritikon Serbinë, por i jep mbështetje për një çështje tjetër kundër Kosovës

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksandr Aleksandrovich, i ka dhënë mbështetje sot Serbisë në ‘luftën’ kundër krijimit të Ushtrisë së Kosovës dhe në anën tjetër ka kritikuar Serbinë për votimin kundër Ukrainës në OKB.
Ai ka thënë se Ukraina nuk e njeh Kosovën si shtet, prandaj edhe nuk përkrah krijimin e Ushtrisë. Mes të tjerash ka thënë se Kosova nuk ka respektuar Rezolutën 1244.

“Ne themi se kjo nuk është e mirë, ne nuk e mbështesin formimin e ushtrisë së Kosovës, sepse ne nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur. Prandaj është e nevojshme për të respektuar Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Aleksandrovich.
“Ne ​​themi se Kosova është një pjesë sovrane e Serbisë”, tha më tej Aleksandrovich./Insajderi.com