Ukraina i përgjigjet Elon Muskut pasi Space X nuk dëshiron më të dërgojë internet falas për Ukrainën

Zyrtarët ukrainas iu përgjigjen Elon Muskit, njeriut më të pasur në botë dhe themeluesit të Teslas dhe SpaceX, i cili njoftoi se kompania e tij nuk mund të paguajë më për shërbimet e rëndësishme të Starlink, pra internetin satelitor, por pret që koston ta paguajë Pentagoni.

Që prej kur arritën fillimisht në Ukrainë gjatë pranverës, terminalet e internetit të satelitit Starlink të prodhuara nga SpaceX, kompania e Elon Musk, kanë qenë burime vitale të komunikimit për ushtrinë ukrainase, duke i lejuar ata që të luftojnë dhe të qëndrojnë të lidhur në rrjet, edhe pse rrjetet e tyre celulare dhe të internetit ishin shkatërruar në luftën e tyre me Rusinë.

“Le të jemi të sinqertë. Na pëlqen apo jo, Elon Musk na ndihmoi të mbijetojmë në momentet kritike të luftës. Biznesi ka të drejtën për strategjitë e veta. Ukraina do të gjejë një zgjidhje që Starlink të vazhdojë të punojë. Ne presim që kompania të vazhdojë të ofrojë një lidhje të qëndrueshme deri në fund të negociatave”, ka njoftuar në Twitter, Mykhailo Podoliak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.