Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE

Ukraina zyrtarisht ka nisur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Brukseli po ashtu ka nisur bisedimet për anëtarësim edhe me Moldavinë.

Presidenti ukrainas, Volomdymyr Zelensky, lavdëroi nisjen e bisedimeve, duke thënë se projekti evropian është i kompletuar vetëm me Ukrainën si pjesë të tij.

Nga sot ne kemi besim të plotë se Ukraina definitivisht do të bëhet anëtare me të drejta të plota e BE-së”, tha ai përmes një video-adresimi nga Kievi.

Delegacioni i Ukrainës që shkoi në Luksemburg u udhëhoq nga zëvendëskryeministrja për Integrim Evropian dhe Euroaltantik, Olha Sefanishyna, dhe përbëhej nga më shumë se 30 zyrtarë, kryesisht përfaqësues të Qeverisë.