Ukraina bën “film” se si do të dukej Evropa e sulmuar nga Rusia

Ministri i Transformimit Dixhital të Ukrainës, Mykhailo Federov, përmes një video-montazhi, ka paraqitur skena imagjinare teksa sulmohet qendra e Parisit.

Ai, më anë të këtij materiali tha se pas luftës në Ukrainë, Rusia nuk do të ndalet para asgjëje, teksa kjo vlenë për të gjithë, sipas tij.

“Ku janë garancitë që nesër nuk do të shkatërrohen shtëpitë tuaja, ose nuk do t’i vrasin të dashurit tuaj? Nëse ne humbasim, humbni edhe ju”, ka shkruar Federov

Federov, në këtë video citoi presidentin Zelensky, teksa bën thirrje për mbyllje të qiellit në Ukrainë, ose t’u japin atyre avionë luftarakë.